Asgjësohen 120 kg kanabis në Vaun e Dejës

Asgjësohen 120 kg kanabis në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 120 kg kanabis në fshatin Karmë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prodhimit të narkotikëve, kanë ushtruar kontroll në zonën për të cilën disponohej informacion, në vendin e quajtur “Shpati i malit”, në fshatin Karmë, ku kanë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis (bimë kanabis në proces tharjeje).

Një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, me anë të djegies.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy