Vala e dytë në Francë, regjistrohet rekordi i rasteve të reja

Vala e dytë në Francë, regjistrohet rekordi i rasteve të reja

Franca ka regjistruar sot numrin më të lartë të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë 13 215 të prekurit rishtas nga Covid-19. Në raport me një ditë më parë, ka një rritje të konsideruesme, pasi numri i infeksioneve të reja ishte 10 593.

Infeksioni tani po përhapet shpejt midis të moshuarve mbi 75 vjeç, tha agjencia shëndetësore në përditësimin e saj javor.

Shtrimet në spitalet dhe repartet e kujdesit intensiv janë gjithashtu në rritje, shtoi agjencia, duke paralajmëruar se të gjithë treguesit e koronavirusit tani po përkeqësohen.

"Për herë të parë që nga heqja e bllokimit, ne po shohim një rritje të vdekjeve nga Covid-19", thuhet në buletinin zyrtar, ku saktësohet se 265 njerëz kanë vdekur nga virusi këtë javë krahasuar me 129 javën e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy