
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, thirri sot një mbledhje të deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Grupi parlamentar demokrat prej 52 deputetësh u nda sërish në dysh, pasi deputetët e Komisionit të Rithemelimit bojkotuan mbledhjen.
Këta të fundit e kanë cilësuar teatër mbledhjen e thirrur nga Alibeaj.
Burime për MCN bënë të ditur se thirrjes së Alibeajt i janë përgjigjur: Kreshnik Çollaku, Zheni Gjergji, Arbi Agalliu, Bledjon Nallbati, Dash Sula, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Eralda Tase Bano, Gazment Bardhi, Merita Bakiu, Ferdinand Xhaferri, Kastriot Piroli, Ilda Dhori, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Saladin Jakupllari, Emilia Koliqi dhe Oriola Pampuri.
Ndërkohë, mungojnë në mbledhje: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Belind Kwlliçi, Sali Berisha, Elda Hoti, Ina Zhupa, Kasem Mahmutaj, Lulzim Basha, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka, Alfred Rushaj, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Greta Bardelli, Fation Veizi, Tomor Alizoti, Zef Hila, Ramadan Lika, Jorida Tabaku, Ervin Salianji.



