Punime në rrjetin e furnizimit, Shijaku dhe Maminasi prej tre ditësh pa ujë

Punime në rrjetin e furnizimit, Shijaku dhe Maminasi prej tre ditësh pa ujë

Prej tre ditësh zona e Shijakut dhe Maminasit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të punimeve që po kryhen për rrjetin e ri kryesor të furnizimit me ujë.

Punimet kanë mbërritur në pikën kulmore pasi aktualisht po kryhet lidhja përfundimtare dhe testimi i linjës.

Për shkak të këtyre punimeve prej 48 orësh është fikur stacioni i pompave në Fushë-Krujë.

Linja e re pritet të vihet në punë sot në mbrëmje dhe më pas do të vijojë të furnizohet normalisht me ujë. Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm kohën e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Shijakut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy