Si u rrëmbye Gazmend Çollaku, shfaqen për herë të parë pamjet

Si u rrëmbye Gazmend Çollaku, shfaqen për herë të parë pamjet

Gjykata e Krimeve të rënda ka shfaqur sot shfaq pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga parkingu i lokalit në Durrës ku më 6 janar 2016 u rrëmbye Gazmend Çollaku, i cili u torturua dhe më pas u gjet i vrarë në Krujë.

Siç raporton “BalkanWeb”, në pamje shfaqet Çollaku teksa parkon makinën e tij. Në këto moment i afrohet një mjet tjetër nga ku dalin disa persona dhe e fusin me forcë në makinë. Pamjet nuk janë shumë të qarta pasi objektivi është në distancë të largët. Gjithë ngjarja ndodh në distancë të largët. Shquhen vetëm siluetat e personave por nuk dallohen as fytyrat dhe as uniformat. Seanca e radhës do të zhvillohet në shtator pas pushimeve verore.

Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në parkingun e një lokali në Durrës nga persona të veshur me uniformë. 12 orë më vonë, ai u gjet i pajetë në Murqinë të Krujës. Prokuroria tha se viktima pasi ishte torturuar, ishte qëlluar me plumb në kokë dhe i lidhur këmbë e duar me fasheta të zeza ishte hedhur anë rrugës.

Në seancën e kaluar gjyqësore për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut janë paraqitur analizat e gjakut të gjetur në makinën ku ndodhej viktima dhe rezulton se nuk i përket asnjërit prej të dyshuarve, as Denis Shtrazës dhe as Ervin Dalipajt (i ndjerë).

Në këtë seancë pritej dhe shfaqja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të parkingut të pallatit ku u rrëmbye Çollaku. Këtë here këto pamje nuk u bënë të mundura të shfaqen për shkak të një defekti teknik në kompjuterin e gjykatës, dhe shfaqja e tyre u bë sot në seancën e radhës.

Për vrasjen dhe më pas zhdukjen e Gazmend Çollakut aktualisht ndodhet i arrestuar vetëm Denis Shtraza. Ndërkohë ky i fundit ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy