Vranësira kalimtare dhe reshje të dobëta lokale në jug, parashikimi motit sot

Vranësira kalimtare dhe reshje të dobëta lokale në jug, parashikimi motit sot

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

 

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore të jugut dhe në relievet lindore.

 

Në jug të vendit, këto vranësira mund të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.

 

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here në vijën bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 14 m/s.

 

Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 2 deri në 4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy