Avionët presidencialë të Putin deportuan fëmijë ukrainas për t’i “rusifikuar”

Avionët presidencialë të Putin deportuan fëmijë ukrainas për t’i “rusifikuar”

Avionët presidencialë rusë dhe fondet presidenciale të Vladimir Putin u përdorën në një program që merrte fëmijë nga territoret e pushtuara ukrainase, u hoqi identitetin ukrainas dhe i vendosi me familje ruse.

Një fakt i tillë, del në një raport nga Shkolla e Shëndetit Publik në Yale.

Studimi i mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA, i publikuar të martën, identifikoi 314 fëmijë ukrainas të dërguar në Rusi në muajt e parë të luftës në Ukrainë, si pjesë e asaj që thotë se ishte një program sistematik, i financuar nga Kremlini për t’i “rusifikuar”.

Raporti thotë se të paktën dy grupe fëmijësh u fluturuan me avionë të menaxhuar nga Departamenti i Menaxhimit të Pronës Presidenciale në maj dhe tetor 2022.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në vitin 2023 lëshoi ​​një urdhër arresti për Putinin për krim lufte, të dëbimit të fëmijëve ukrainas.

Raporti, i cili është ndarë me agjencinë e lajmeve Reuters, do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të mërkurën.

Studiuesi kryesor, Nathaniel Raymond, tha se hulumtimi ofron prova që do të mbështesin akuzat shtesë për transferim të dhunshëm të njerëzve nga një grup kombëtar dhe etnik në tjetrin.

Ai pretendoi se raporti vërtetoi se deportimi i fëmijëve të Ukrainës është pjesë e një programi sistematik të drejtuar nga Kremlini për t'i bërë ata qytetarë të Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy