Kim rikujton vendimin e DASH për Tom Doshin: Mos heshtni (VIDEO)

Kim rikujton vendimin e DASH për Tom Doshin: Mos heshtni (VIDEO)

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka ripublikuar vendimin e DASH të 2018 që e shpallte non-grata Tom Doshin, i cili sot pas 3 vitesh garon për deputet me PSD.

Ambasadorja sqaron se PD dhe të tjerë nuk e duan në parlament këtë person të përcaktuar nga SHBA për korrupsion në Shqipëri.

Znj. Kim ka një mesazh për palët e partitë që po heshtin për Tom Doshin duke i thënë se duke heshtur po i bëjnë njerëzit të mendojnë se janë aleatë.

Shënojmë se PD  e të tjerët nuk duan në Parlament dikë të caktuar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë”, shkruan Kim.

Ky apel vjen pasi KQZ i ka kërkuar njësisë së dekiminalizimit hetim të thelluar për kryetarin e PSD-së, Tom Doshi, si edhe për 11 kandidatë të tjerë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy