“I kam vënë bombën trenit, nuk mbërrini kurrë atje ku jeni nisur”, shqiptari terrorizon udhëtarët në Itali

“I kam vënë bombën trenit, nuk mbërrini kurrë atje ku jeni nisur”, shqiptari terrorizon udhëtarët në Itali

Treni i linjës Milano-Romë është detyruar të ndalojë dje për disa orë në stacionin e Firences, pasi një shqiptar kërcënoi se i kishte vënë bombën. Gjithçka nisi pas verifikimit të biletave, kur një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rezultoi se udhëtonte pa biletë.

Pasi kontrollori i ka kërkuar biletën ai është nxehur dhe ka thënë se treni do të shpërthente. “Kam vënë një bombë, nuk do të mbërrini kurrë atje ku jeni nisur”, ka thënë ai.

Në gjaknxehtësi e sipër, ai ka thyer një xham dritareje dhe ka nisur të hapë valixhen e vetçka ka shkaktuar panik te pasagjerët e tjerë.

Pasi kanë ndaluar trenin, makinisti dhe kontrollorët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur menjëherë dhe ka zbritur 360 udhëtarët që gjendeshin në tren. Pas verifikimeve për disa orë, gjithçka ka rezultuar një alarm fals dhe është bërë e mundur rinisja e trenit, ndërsa shqiptari është arrestuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy