
Boris Johnson ka thënë se Vladimir Putin e kërcënoi atë me një sulm raketor në një telefonatë "të jashtëzakonshme" në prag të pushtimit rus të Ukrainës.
Kryeministri i atëhershëm i Britanisë së Madhe tha se Putin i tha atij se një akt i tillë "do të merrte vetëm një minutë". Johnson tha se komenti u bë pasi ai paralajmëroi se lufta do të ishte një "katastrofë e plotë" gjatë një telefonate "shumë të gjatë" në shkurt 2022.
Detajet janë zbuluar në një dokumentar të BBC-së, që shqyrton ndërveprimet e Putinit me liderët botërorë. Johnson e paralajmëroi Putinin se pushtimi i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore dhe më shumë trupa të NATO-s në kufijtë e Rusisë.
Ai gjithashtu u përpoq të pengonte veprimet ushtarake ruse duke i thënë Putinit se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n "për të ardhmen e parashikueshme".
Por Johnson tha: "Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: "Boris, nuk dua të të lëndoj, por, me një raketë, do të duhej vetëm një minutë".



