Biseda off record/ Conte i rrëfehet Merkelit në Davos: Salvini është kundër të gjithëve

Biseda off record/ Conte i rrëfehet Merkelit në Davos: Salvini është kundër të gjithëve

Një bisedë private në anglisht, e zhvilluar mes kancelares gjermane dhe kryeministrit italian gjatë samitit në Davos qarkullon sot në mediat italiane. Merkel dhe Conte kanë biseduar gjatë një seance pushimi në samitin e Davosit, por biseda është kapur nga kamerat e televizionit italian, T7.

“Salvini është kundër të gjithëve”, i thotë Conte kancelares gjermane në lidhje me ministrin e Brendshëm të Italisë.

Më tej, Conte i thotë Merkelit se Lëvizja 5 Yjet është e shqetësuar për shkak të sondazheve që e paraqesin dobët në krahasim me Legën e Salvinit, ndërsa po afrohen zgjedhjet europiane.

Në përgjigje të një pyetjeje të Merkelit, Conte thotë se Lëvizja 5 Yjet e sheh Gjermaninë si mike dhe ka ndërmend ta bëjë fushatë kundër Francës.

“Në prag të fushatës elektorale, tani në parti ka shumë që thonë: Gjermania është mikja jonë dhe duhet të bëjmë fushatë kundër Francës”, i thotë Conte.

Merkel buzëqesh dhe ngre sytë lart: “Është një qëndrim i thjeshtë”, thotë ajo.  

“Forca ime është se kur u them “t’i lëmë këto tani”, ata nuk grinden më. Kjo është forca ime, e kam këtë pozicion”, i thotë ai Merkelit në lidhje me marrëdhëniet mes dy zëvendëskryeministrave, aleatë në qeverisje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy