Spartak Braho: Ndarja pa keqardhje me LSI-në dhe një koment për çantën e zezë

Spartak Braho: Ndarja pa keqardhje me LSI-në dhe një koment për çantën e zezë

Spartak Braho e konsideron një gabim të rëndë të LSI-së refuzimin e koalicionit me PS në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një intervistë në gazetën Dita, Braho thotë se në këtë vendim të gabuar ndikuan ambientet e kontaminuara përreth dy liderëve.

“Sic dihet ne zgjedhjet e vitit 2017 te dy forcat politike hyn me vehte ne zgjedhje. LSI-ja e refuzoi koalicionin me PS-ne. Pavarsisht arsyeve per mendimin tim LSI-ja gaboi rende ne kete pozicionim.  Ambjentet dhe rrethet e kontaminuara perqark dy lidereve natyrisht qe ndikuan negativisht”, thotë Braho.

Sipas tij, ndarja PS-LSI tashmë është e pakthyeshme, ndërsa marrëdhënia e tij me LSI-në ka përfunduar pa keqardhje.

“Tani ndarja ndermjet PS-se dhe LSI-se eshte e madhe, me gjasa perfundimtare, sa kohe qe secila pale ecen ne krah te kundert. Koha padyshim do te jete gjykatesi me i mire. Koha do te me gjykoje edhe mua nese bera mire qe pranova ftesen per te qene efektivisht pjese e strukturave politike te PS-se. Raportet e mia politike me LSI-ne tashme kane perfunduar. Pa keqardhje. Nuk mund ta shoqeroja ate ne rrugetimin e partise se Lulit e Saliut ne rrugen pa krye ku kane hyre”, thotë Braho.

Braho është pyetur edhe për “çantën e zezë”. “Çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj ceshtje qe beri buje.Mesa shoh tani çantat fizike jane zevendesuar me çanta dixhitale dhe i kane nxjerre jashte perdorimit te parat”, thotë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy