Nëndetësja bërthamore ruse mbërrin në Kubë javën e ardhshme

Nëndetësja bërthamore ruse mbërrin në Kubë javën e ardhshme

Një nëndetëse bërthamore ruse e cila nuk do të mbajë armë bërthamore, do të arrijë në Havanë javën e ardhshme, thanë autoritetet kubane, mes tensioneve në rritje me SHBA-në për luftën në Ukrainë.

Nëndetësja “Kazan” dhe tre anije të tjera ruse, përfshirë fregatën me raketa të drejtuara Admiral Gorshkov, një cisternë nafte dhe një rimorkiator shpëtimi, do të ankorohen në kryeqytetin kuban nga 12 deri më 17 qershor, tha në një deklaratë ministria e Forcave të Armatosura të Kubës.

Asnjë nga anijet nuk mban armë bërthamore, ndaj ndalimi i tyre në vendin tonë nuk përbën kërcënim për rajonin.

Njoftimi vjen një ditë pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po monitoronte anijet luftarake ruse dhe avionët që pritej të mbërrinin në Karaibe për një stërvitje ushtarake.

Sipas të njëjtave raportime, stërvitja është pjesë e një “përgjigjeje” më të gjerë ruse ndaj mbështetjes së SHBA për Ukrainën.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se prania ushtarake ruse është e dukshme, por jo shqetësuese.

Drupal Ad

Kjo lëvizje vjen menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska mund të marrë “masa asimetrike” diku tjetër në botë për tiu përgjigjur vendimit të Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të goditur Rusinë dhe për të mbrojtur Kharkivin, qytetin e saj të dytë më të madh.

Vendosja e pazakontë e forcave ushtarake ruse aq afër SHBA-së vjen në mes të tensioneve të rritura për luftën në Ukrainë, me Perëndimin që forcon Kievin në përpjekjen e tij për të kundërshtuar pushtimin rus.

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel u takua me Putinin muajin e kaluar teksa ai vizitoi Rusinë për të marrë pjesë në paradën ushtarake vjetore të 9 majit në Sheshin e Kuq.

Marrëdhëniet Rusi- Kubë janë forcuar që nga takimi i Diaz-Canel me Putinin në vitin 2022.

Me mbërritjen e anijeve ruse në portin e Havanës, nga njëra prej tyre do të lëshohen 21 raketa si përshëndetje për kombin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy