Policia e Lezhës ka arrestuar motër e vëlla si të dyshuar kryesor për vrasjen e 58-vjecarit Ndrec Prendi mëngjesin e së hënës. Në pranga kanë rënë Indrit dhe Xhoana Ndoci, të cilët pas një konflikti për shfrytëzimin e pyllit të gështenjave kanë vrarë me armë zjarri 58-vjecarin. Një shtetas Italian është arrestuar nga policia shqiptare pasi ka kryer 1 miliard transaksione pre tre dite ne banka dhe shtete te ndryshme. Ndërkohë mbrëmjen e së hënës policia ka sekuestruar në një qendër tregëtare 1 kg lëndë narkotike si dhe janë arrestuar në flagrancë tre persona.



