Guatemalë, lirohen 160 fëmijë nga sekti ultra-ortodoks

Guatemalë, lirohen 160 fëmijë nga sekti ultra-ortodoks

Autoritetet e Guatemalës kanë shpëtuar 160 fëmijë nga një pronë që i përket sektit Lev Tahor, një grup i krijuar në vitet 1980 i dyshuar për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe që praktikon një judaizëm ultra-ortodoks, ku gratë veshin rroba të zeza që i mbulojnë nga koka te këmbët.

“Operacioni bëri të mundur shpëtimin e 160 të miturve të cilët dyshohet se ishin viktima të abuzimit nga një anëtar i sektit Lev Tahor”, tha ministri i Brendshëm i Guatemalës Francisco Jimenez në X pas një kontrolli në pronën që ndodhet në komunën e Oratorio, rreth 60 km në jug-perëndim të kryeqytetit, ku sekti ishte krijuar në vitin 2016.

Drupal Ad

Kërkimi u motivua nga dyshimet për trafikim njerëzor “në formën e shtatzënive të detyruara, abuzimi me fëmijët dhe përdhunimet”, tha prokurori Dimas Jimenez.

Operacioni mori mbështetje nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe kërkimet çuan në zbulimin e eshtrave të një të mituri, shtoi Jimenez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy