Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, thotë se PD-ja dhe aleatët e tjerë duhet të mos i mbajnë shpresat te LSI-ja. Gjatë një interviste në “ORA”, Shehi u shpreh se LSI-ja është mjaftueshëm e madhe për të dalë në zgjedhje e vetme.
“Unë gjykoj që z.Meta ka pasur periudha që ka luajtur rol pozitiv. Z. Meta besoj se pozicionin e vet e luan më mirë por të bëjë një forcë të pavarur. Unë gjykoj që është mjaftueshëm i madh për të prodhuar gravitetin e vet. Unë nuk e shikoj si disa brenda PD-së se duhet të puqet me ne. Duke u puqur me ne ka pasur disa interesa që janë politike. Unë gjykoj që PD-ja dhe bashkë me ne të tjerët, ka për detyrë ta ngjisë vetë maloren. Unë gjykoj që i ka mundësitë për ta ngjitur vetë. Në qoftë se do ta bëjë unik lidershipin, vendimmarrjen. Në qoftë se do të ndjekë strategji”, tha Shehi.



