
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Italisë, Ettore Francesco Sequi, pas një takimi që pati të hënën me ambasadorin rus në Romë, Sergey Razov, deklaroi se e kishte thirrur të dërguarin rus për të protestuar kundër referendumeve për pranimin e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, si dhe Khersonit dhe Zaporozhye, në Rusi.
Ne dënojmë me forcë referendumet farsë, të kryera ilegalisht nga Federata Ruse në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare. Italia nuk ka ndërmend të njohë rezultatin e tyre.
Kështu u tha Sequi gazetarëve pas takimit, që siç tha ai, ishte një nismë e përbashkët me partnerët e vendeve në Bashkimin Europian.
Ai u zotua gjithashtu se Italia, në koordinim me partnerët e saj, do të mbështesë çdo kufizim të ri kundër Rusisë.



