Vettingu, reagojnë SHBA dhe BE: Të nisë zbatimi, të largohen gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Vettingu, reagojnë SHBA dhe BE: Të nisë zbatimi, të largohen gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut duket se ka kënaqur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat, dy selitë diplomatike e kanë mirëpritur këvendim, dhe theksojnë se tashmë prioriteti kryesor është zbatimi i vetingut, ligji më i rëndësishëm i paketës së reformës në drejtësi.

Ky ligj do të largojë nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, thotë ambasada amerikane. Ndërsa nga ana tjetër, për BE-në, zbatimi i vetingut është kusht kryesor për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Reagimi i ambasadës amerikane:

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është një prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Reagimi i delegacionit të BE:

Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të veçantë vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e ligjit të vetingut në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë.

BE-ja i inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është pritur gjatë nga qytetarët shqiptarë.

Komisioni Evropian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi vetingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy