I akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH, Sherrniku: Punoj si mekanik dhe nuk i njoh personat e tjerë të akuzuar

I akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH, Sherrniku: Punoj si mekanik dhe nuk i njoh personat e tjerë të akuzuar

Nikoll Sherrniku, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Lezhës nën akuzë se ka bashkëpunuar në vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela. 26-vjeçari Sherrniku, rezulton se është vetëdorëzuar në Polici më datë 19 dhjetor ora 16:00, pasi ndaj tij Gjykata e Lezhës kishte caktuar një masë sigurimi “Arrest me burg” në mungesë, që prej datës 15 dhjetor.

Gjatë deklarimeve të tij, Sherrniku ka mohuar të kishte dijeni për ngjarjen që akuzohej nga Policia dhe prokuroria. Ai ka thënë se natën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në banesën e tij, si dhe nuk ka njohje me personin tjetër të akuzuar në vrasje, Brilant Martinaj. 21-vjeçari është shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar.

Më tej, Sherrniku ka thënë se punon si mekanik makinash në Fushë Kuqe të Kurbinit dhe ditën kur ka ndodhur ngjarja, rezulton se ai ka patur ditëlindjen. Pavarësisht pretendimeve të tij, Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".

Avokati i tij, Ilir Dyzeni është shprehur se vendimin e gjykatës do ta ankimojë në Apel.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy