
Njëmbëdhjetë foshnja humbën jetën në një zjarr në një spital në qytetin Tivaouane, në Senegalin perëndimor.
Presidenti i vendit, Macky Sall, reagoi në Twitter lidhur me ngjarjen.
Sapo mësova me dhimbje dhe tmerr vdekjen e 11 të porsalindurve nga zjarri në repartin e të porsalindurve të spitalit publik.
Tragjedia ndodhi në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh, në qendrën e transportit të Tivaouane, dhe u shkaktua nga një qark i shkurtër duke u përhapur me shpejtësi.
Kryebashkiaku i qytetit Demba Diop raportoi se tre fëmijë janë shpëtuar.
Sipas mediave lokale, spitali Mame Abdou Aziz Sy Dabakh është inauguruar së fundmi.
Një incident i ngjashëm ndodhi në qytetin verior të Linguere në prill, kur shpërtheu një zjarr në një spital duke iu marrë jetën katër foshnjave.



