Jamarbër Malltezi ka dalë nga SPAK pasi është pyetur për rreth katër orë nga Prokuroria e Posaçme.
Në një deklaratë për mediat, Malltezi tha se nuk ka vepër penale të korrupsioni pasi ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar.
Sipas Malltezit nuk ka vepër penale por urdhër politik.
Nuk ka vepër penale të korrupsionit sepse nuk kam qenë asnjëherë zyrtar, por urdhri politik është urdhër politik.
Kur thua se ka pasur pastrim parash, por nuk pranon ekspertizën kontabël tregon shumë për urdhrin që ke marrë.
Natyrisht pati qëndrime krejtësisht të padenja për prokuroren e cila pa kuptuar situatën pronësore ka arrestuar një njeri pa e pyetur fare, kjo është e papranueshme dhe këtë ia thashë në sy.
U pyeta si person nën hetim.
Prokurorët vetë janë në konflikt interesi sepse prokurorja Millonai është nga qarku i Elbasanit e promovuar nga Qazim Sejdini dhe Taulant Balla.



