
Alban Çakalli fermer, në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën e vështirë në të cilën ndodhet bujqësia për të cilën u shpreh se me heqjen e imputeve ata nuk po ja dalin dot.
Ai tha se blegtorët janë në krizën e tyre më të thellë dhe se sipas tij politikat e këtij vendi po i detyrojnë që të braktisin bujqësinë dhe të ikin jashtë shtetit.
Çakalli tha më tej se ata nuk do të ndalen dhe se do organizojmë protesta kudo pasi dy rrugë kanë, ose të përballen me të vërtetën këtu ose të largohen nga ky vend.
Heqja e imputeve po krijon një kosto të madhe dhe ne nuk po ja dalim dot. Blegtorët janë në krizën më të thellë tani sepse çmimi i barit, jonxhës janë rritur shumë, numri i krerëve ka rënë shumë. Para disa vitesh kemi pasur rreth 2 mijë krerë të imëta, ndërsa sot me dhjetëra pasi i kanë hequr sepse jemi një situatë të vështirë.
Nga ana e qeverisë nuk kemi asnjë sinjal vetëm, propaganda. Ne mendonin se do të na ndihmonin ndërsa ata na marrin ne taksa dhe ja japin oligarkëve. Kjo nuk na ndihmon por na shkatërron më shumë. Janë këta fermerë të vegjël që mbajnë në këmbë bujqësinë shqiptare dhe të shkatërrosh këta fermerë ke shkatërruar bujqësinë. Do organizojmë protesta kudo sepse dy rrugë kemi ose të përballemi me të vërtetën këtu ose të largohemi nga ky vend.
Është e vështirë nëse vazhdohet kështu sepse të mendosh bujqësinë shqiptare pa blegtorinë është shkatërrim total. Fermat e tjera, ullishtet janë të varura gati 50-60% nga blegtoria dhe nëse ajo shkatërrohet e gjithë bujqësia shqiptare do shkatërrohet. Por ne do luftojmë fort nuk do dorëzohemi edhe pse kemi 6 muaj që kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Është shumë e lehtë të ikësh, nuk dua të largohem nga ky vend por politikat po bëjnë çmos për të na larguar. Jam i shokuar me politikat bujqësore këto kohët e fundit.



