Bashkimi Evropian deklaron se është në një linjë me G7-ën sa i takon kërkesës së Rusisë për të bërë pagesat e gazit në monedhën rubla. Kjo u theksua gjatë një konference për shtyp nga zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer.
"Ministrat e Energjisë së G7 u takuan dje dhe në takim ka qenë i pranishëm edhe komisioneri i BE-së për Energjinë Kadri Simson," shtoi një tjetër zëdhënës, Tim Mcphie.
Në deklaratë theksohet se pjesëmarrësit refuzuan kërkesën e Putinit që furnizimet me gaz të paguhen në rubla.
“Ata ritheksuan se kanë lidhur shprehimisht kontrata me pagesa në euro ose dollarë dhe për këtë arsye partnerët e G7 ranë dakord t'u kërkojnë kompanive me bazë në shtetet e tyre që të mos dorëzohen para kësaj kërkesë”, thuhet në deklaratë.



