
Shanset që Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian të bien dakord për një marrëveshje për “Brexit” është rritur ditët e fundit, ka thënë kreu i Komisionit Europian.
Duke folur për shtypin austriak, Jean-Claude Juncker tha se nuk ishte i sigurtë se një marrëveshje mund të arrihej deri në tetor, kjo mund të ndodhte në nëntor.
Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm britanik ka shprehur optimizmin se një marrëveshje mund të arrihet para dhjetorit, ndërsa Britania e Madhe pritet të dalë nga Bashkimi Europian më 29 mars të vitit 2019. Megjithatë nuk ka ende një marrëveshje në lidhje me disa çështje, përfshirë mënyrën sesi do të evitohen kontrollet në kufirin irlandez.
I pyetur në një intervistë se a mund të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë për 11 ditë, zoti Juncker tha: "Ne nuk jemi aq larg, por vullneti ynë është i pandërprerë për të arritur marrëveshje me qeverinë britanike".
Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se një skenar jo-marrëveshje "nuk do të ishte mirë" as për Britaninë dhe as për BE.

Zyrtarët e BE-së kanë dhënë një vlerësim më të mirë për progresin në negociata, të premten në mbrëmje, e raportuan një atmosferë më të mirë në bisedimet mbi kufirin irlandez.
Kjo bëri që paundi britanik të shënonte rritje ndaj euros dhe dollarit amerikan. Gjithçka ndodh javë pasi shefi i Këshillit të BE-së, Donald Tusk tha se plani i Theresa Mayt për “Brexit”-in nuk mund të funksiononte.
Të shtunën, Downing Street u distancua nga sugjerimet dhe deklaroi për "Daily Mail", se ata janë të shqetësuar se Juncker po përpiqet të "fryrje" Mbretërinë e Bashkuar për të rënë dakord për një marrëveshje Brexit deri në mes të tetorit.
Ndërkohë, "The Guardian" raportoi se konservatorët e lartë kishin qenë në kontakt privat me një numër të deputetëve për t'i bindur ata që të mbështetën marrëveshjen e Brexit të Theresa May.
Të dyja palët kanë shpresuar të finalizojnë të ashtuquajturën “marrëveshje divorci” dhe të bien dakord për një deklaratë mbi bashkëpunimin e tyre të ardhshëm ekonomik deri në samitin e tetorit.
Por muajin e kaluar, kryenegociatori i BE Michel Barnier tha se nëse të dyja palët janë "realiste", mund të ketë një marrëveshje deri në nëntor, ku mund të mbahej edhe një samit i veçantë.



