Borë dhe temperatura të ulëta, bllokohen fshatrat në veri

Borë dhe temperatura të ulëta, bllokohen fshatrat në veri

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë reshje të shumta në shumë prej qarqeve. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të borës janë problematike sidomos për qarkun e Kukësit, ku janë bllokuar shumë fshatra.

Trashësia e borës në qytete varion nga 20-35 cm, ndërsa në zonat rurale arrin deri në 1 m. Në Valbonë, trashësia e borës e ka kaluar 1 metër dhe vazhdon të bjerë.

Ndërkohë, sipas Shtabit të Emergjencave, të bllokuara janë Njësitë Administrative Grykë-Çaj, Kalise, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi. Gjithashtu janë bllokuar disa fshatra në Has e Tropojë.  

Shtabi i Emergjencave njoftoi sot se kanë energji elektrike vetëm qytetet Bajram Curri e Krumë, pjesa tjetër është pa energji, ndërkohë OSHEE raporton se prej mëngjesit të sotëm Bujani, Rragami, Tropoja dhe Kruma janë pa energji elektrike.
 

Akset nacionale

Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.

Kukës –Zapod e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35cm. Punojnë 2 borëpastruese,1 fadromë.

F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme me zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Q.Shlak e Q.Mali është e bllokuar . Lartësia e dëborës 90 cm. Punojnë 2 borëpastruese e 1 eskavator.

Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm në Q.Tobli. Punojnë 4 borëpastruese.

Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 60 cm.
Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë e qarkullueshme me zinxhirë.  Lartësia e dëborës deri në 1m në Valbonë. Punojnë 2 fadroma e 1 borëpastruese.

B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Luzhë. Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy