Gaza/ Zëra kritikë brenda BE-së, zëvendësja Von der Leyen kërkon veprime ndaj Izraelit

Gaza/ Zëra kritikë brenda BE-së, zëvendësja Von der Leyen kërkon veprime ndaj Izraelit

Politikania e dytë më e fuqishme e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, kritikoi të mërkurën kolegët e saj për dështimin në adresimin e krizës humanitare në rritje në Gaza, duke deklaruar se historia do ta gjykojë ashpër Brukselin nëse do qëndrojë në anën e gabuar të historisë. 

 

Ribera, nënkryetarja më e lartë e Komisionit, tha se “për muaj të tërë, praktikisht çdo javë” ajo i kishte kërkuar Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen të merrte një qëndrim më të fortë kundër operacioneve ushtarake të Izraelit dhe ndikimit të tyre shkatërrues mbi popullsinë civile të Gazës.

 

Në një qortim të rrallë publik ndaj kolegëve të saj, Ribera u ankua se anëtarët e Kolegjit të Komisionerëve ishin të bllokuar në mënyrë të pashpresë për këtë çështje, duke pasqyruar përçarjet e thella që ekzistojnë midis vendeve anëtare të BE-së kur bëhet fjalë për luftën në Gaza.

 

“Komisioni është një pasqyrim i ndjeshmërive kombëtare”, tha Ribera në një intervistë në rrjetin radiofonik Cadena Ser të Spanjës . “Institucionalisht nuk duhet të jetë kështu, supozohet të jetë i pavarur dhe të përfaqësojë interesat e BE-së, por e vërteta është se të gjithë vijnë me kontekstin e tyre kulturor, bindjet e tyre.”

 

Ribera vjen nga Spanja, një nga vendet më kritike të BE-së lidhur me qëndrimin ndaj luftës në Gaza, si dhe ka shërbyer si si zëvendëskryeministre e vendit kur Madridi njohu Palestinën si shtet vitin e kaluar. 

 

Zëvendëspresidentja e Komisionit tha se refuzimi i ambasadorëve të BE për të mbështetur propozimin e Brukselit për të kufizuar aksesin e Izraelit në programin kryesor të kërkimit dhe zhvillimit Horizon Europe zbuloi se sa i ndarë ishte blloku për këtë çështje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy