
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lehtësuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e arrestuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.
Armando Fezga, Muhin Mezini dhe Flora Ndreca akuzohen si organizatorë të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit për 24 orë.
Gjykata ka vendosur masën 'arrest shtëpie' për kontrollorët Armando Fezga dhe Muhin Mezini, ndërsa vendosi 'detyrim paraqitje' për Flora Ndrecën.
Mëngjesin e 7 prillit, rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën duke shpallur paaftësinë për të punuar për shkak të stresit që sipas tyre ishte shkaktuar nga stresi si pasojë e rënies së financave në familje.
Ndërkohë që ligji e ndalon që ky sektor të bëjë protestë. Këta tre persona dyshohet se kanë ndikuar mbi kontrollorët e tjerë për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Ata u arrestuan më herët por sot janë lënë të lirë nga Apeli i Tiranës.
Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë duke sjellë një bllokim për rreth 24 orë të Aeroportit të Rinasit.



