Kryeredaktori i MCN TV Leonard Mitro i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ përballë Blendi Klosit nga PS-së ka komentuar për zgjedhjet e 11 majit ku u shpreh se kur dëgjon panoramat që ata parashtrojnë si arritje të jep përshtypjen sikur ndodhesh para një mrekullie.
Ai tha se duke u mburrur se PS ka bërë reformën në drejtësi a keni kërkuar ndonjëherë shpjegime nga Kryeministri për çështjen me Gonigal?
Duke dëgjuar Zotin Klosi që thotë se nuk kishim menduar këtë, nuk kishim menduar atë, nuk kishim menduar këtë, na jep përshtypjen sikur tani ndodhemi përpara një mrekullie që ka ndodhur, jashtë pritshmërive të Partisë Socialiste.
Del një pamje krejt tjetër. Zoti Klosi na bëri një panoramë të arritjeve ekonomike, por harron të thotë se para disa javësh ishte vetë kryeministri i vendit që doli dhe tha se ai drejton një shtet ku të ardhurat deklarohen vetëm nga administrata publike.
Pra, një pjesë e madhe e bizneseve dhe e të punësuarve në sektorin privat nuk deklarojnë të ardhurat. Këtë e ka thënë kryeministri i Partisë Socialiste dhe i Zotit Klosi, dhe unë nuk e di se si mund ta përkthejë Zoti Klosi këtë si një mrekulli për Partinë Socialiste që ka arritur të zhbëhet në këto dymbëdhjetë vjet, apo si një premisë për të shkuar akoma më shumë në një krizë edhe më të madhe.
Kryeministri tha sot se këto zgjedhje janë me rëndësi të madhe, gjeostrategjike, por edhe për Bashkimin Evropian. Nuk e di si e kuptoni ju këtë deklaratë të kryeministrit, nisur edhe nga fakti që, administrata amerikane tashmë ka një vizion të ri, një rezonancë që mund të përfshijë jo vetëm Europën, por edhe Shqipërinë.
A keni kërkuar ndonjëherë shpjegime nga Kryeministri për çështjen me Gonigal? Ju ka shqetësuar realisht kjo dhe prisni që të ketë reperkusione nga administrata Trump? Po ju them edhe këtë: Ju sapo na thatë se jeni krenar për reformën në drejtësi dhe për këtë arsye do kërkoni edhe një mandat të katërt.
Dhe në fakt, nuk keni hezituar. Jo ju personalisht, por kryeministri dhe kryetari i bashkisë, që tani është në burg, që kanë dalë në fotografi me Xhorxh Soros dhe djalin e tij, si thuash me mentorët tuaj politikë.
E keni menduar që kjo mund të ketë kosto politike që nga kryeministri deri te partia juaj? Sepse po flisni për zgjedhjet, por po shikojmë që në të gjithë Europën, këshilltarët e Zotit Trump apo anëtarët e kabinetit të tij mbështesin fort të djathtën konservatore dhe ndryshimet që kanë të bëjnë me mbështetje politike për një shoqëri të hapur. Tani kjo është shumë komplekse, në fakt.



