Veliaj në Kushtetuese/ Çaka: Vendimi kërkon tre muaj, Presidenti e ka të pamundur të nxjerrë dekret për zgjedhje (VIDEO)

Veliaj në Kushtetuese/ Çaka: Vendimi kërkon tre muaj, Presidenti e ka të pamundur të nxjerrë dekret për zgjedhje (VIDEO)

Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka për ankimimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese të vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës, thotë se një proces i tillë dhe vendimmarrje kërkon mesatarisht tre muaj.

Në një intervistë për “MCN Live”, ai deklaroi se aktualisht me ankimimin në Kushtetuese, është pezulluar vendimi i shkarkimit. 

Sipas tij, Presidenti i Republikës e ka të pamundur në këto momente të nxjerrë një dekret për zgjedhje në Tiranë dhe do presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Ka filluar një procedurë për ndërprerjen e shkarkimit, ligji e ka të përcaktuar qartë që Këshilli Bashkiak i propozon Këshillit të Ministrave për të shkarkuar kryetarin e bashkisë Tiranë, me argumentin se mbi tre muaj nuk është paraqitur në detyrë.

Ky propozim është dorëzuar nga Prefekti i Tiranës dhe Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin e shkarkimit dhe më pas, Këshilli i Ministrave ka njoftuar KQZ. 

Veliaj ka rezervuar të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ky moment ka nisur një debat si kushtetues edhe mediatik, nëse në këto momente zoti Veliaj është i shkarkuar apo është pezulluar vendimi i shkarkimit. 

Këtë zgjidhje e jep Kushtetuta e Republika e Shqipërisë, e cila e ka përcaktuar qartë se vendimi i Këshillit të Ministrave nëse ankimohet në Kushtetuese, atëherë ky vendim automatikisht pezullohet. 

Presidenti i Republikës e ka të pamundur në këto momente të nxjerrë një dekret dhe do presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur dje shortin për relatorin e çështjes, tani do të presim datën më të afërt për zhvillimin e seancës, por duke pasur parasysh historikun e Gjykatës Kushtetuese, çdo seancë nga momenti i depozitimit të kërkesës, shkon minimalisht një periudhë tre mujore.

Në këto momente është pak e vështirë që të ketë marrje mandati nga një person i tretë. Presidenti i Republikës ka të drejtë të shprehet për vakancat në bashkitë e tjera ku priten zgjedhje të pjesshme, por duhet të njoftohet zyrtarisht për vakancat në pesë bashkitë, nga Këshilli i Ministrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy