
Një sherr mes dy adoleshentëve në Durrës mëngjesin e sotëm, ka përfunduar me një të plagosur.
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.
Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



