Gjykata e Lartë e Arizonës vendosi ta konsiderojë si të zbatueshëm një ligj të 1864 që ndalon abortin në pothuajse të gjitha rastet, përveç nevojës për të shpëtuar jetën e nënës.
Vendimi u mor këtë të martë me 4 vota pro dhe 2 kundër.
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Arizonës është rezultat i axhendës ekstreme të republikanëve që janë të përkushtuar për të hequr liritë e grave.
Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden teksa po komentonte vendimin për të rikthyer një ligj të 1864 që ndalon abortin në pothuajse të gjitha rastet.
"Zëvendëspresidentja dhe unë jemi me shumicën e amerikanëve që mbështesin të drejtën e grave për të zgjedhur.
Ne do të vazhdojmë të luftojmë", shtoi Biden.



