Nga Tahiri te shefat e Policisë, Italia i ‘dorëzon’ Shqipërisë 30 emrat që duhen hetuar

Nga Tahiri te shefat e Policisë, Italia i ‘dorëzon’ Shqipërisë 30 emrat që duhen hetuar

Në dosjen me mbi 400 faqe që Prokuroria Italiane disponon me përgjimet për Habilajt, përmenden 30 emra.

Burime të “Panorama” nga Prokuroria shqiptare konfirmuar se autoritetet italiane i kanë sjellë prokurorisë shqiptare një listë me 30 emra. Këto emra përmenden tek të gjitha përgjimet e kryera. 

Italia i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të nisin hetim duke filluar nga Saimir Tahiri, ish ministër i Brendshëm, tek shefat e Policisë së Shtetit. Secili prej këtyre emrave thanë burimet, përmendet në përgimet e Habillajve

Emri i Saimir Tahiri doli në përgjimet që autoritetet italiane kanë bërë ndaj bandës së drogë, ku vetë Moisi Habilaj në bisedat me anëtarët e tjerë të trafikut, thotë se Tahiri i mbështet dhe se i detyrohet një shumë të konsiderueshme parash. Aty përfshihen edhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit, që sipas Habilajt arrijnë derisa i ndihmojnë trafikantët të ngarkojnë drogën.

Në Itali u arrestuan 7 persona bashkë me Moisi Habilajn, ndërsa për 4 shqiptarë të tjerë janë lëshuar urdhër arreste.

Vetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura duke i quajtur “mburrje” mes kriminelëve përmendjen e emrit të tij. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy