Më 17 janar rinisin negociatat Shkup-Athinë për emrin e Maqedonisë

Më 17 janar rinisin negociatat Shkup-Athinë për emrin e Maqedonisë

Raundi i ri i bisedimeve për emrin e Maqedonisë do të nisë më 17 janar. Dakordësia është arritur pas takimit sekret në Selanik mes dy ministrave të jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koscias, të cilët janë shprehur optimist rreth një marrëveshjeje të re që mund të arrihet përmes ndërmjetësuesit Metju Nimic. Megjithatë, ata nuk kanë dhënë detaje rreth asaj cka mund të pritet. Përgjatë javëve të fundit, mediat në Shkup dhe Athinë kanë publikuar disa variante rreth emrit të ri, por nuk ka patur asnjë konfirmim nga autoritetet. Ndërkohë që cështja e emrit të Maqedonisë ka shkaktuar përplasje edhe në politikën e brendshme në Greqi. Madje opozita ka paralajmëruar se do të bojkotojë diskutimet rreth kësaj cështjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy