Misteri i planetit të nëntë/ Shkencëtarët: Dhjetë herë më i madh se Toka

Misteri i planetit të nëntë/ Shkencëtarët: Dhjetë herë më i madh se Toka

Deklarata e Administratës Kombëtare Të Aeronautikës Dhe Hapësirës (NASA) e disa viteve më parë se ekziston një planet i nëntë vijon të tërheqë vëmendjen e shkencëtareve.

Planeti hipotetik besohet se është 10 herë më i madh se Toka.
Ai ndodhet jashtë sistemit diellor dhe sipas përllogaritjeve të deritanishme është 20 herë më larg diellit se Neptuni.

Në studimet e tyre, astronomët kanë zbuluar një numër të dhënash të çuditshme të sistemit tonë diellor që sipas tyre shpjegohet më së miri nga prania e një planeti të nëntë.

“Deri tani kemi menduar se i dinim të gjitha për planetët, por kemi qenë gabim. Pikërisht përpara syve tanë kemi humbur diçka të madhe”, thotë shkencëtarja Michelle Thaller.

Sipas Mike BroWn, ideja se mund të ekzistonte një tjetër planet fillimisht dukej qesharake.

Kur pamë këto elementë, këto objekte aty jashtë menduam se të gjithë do të thoshin se aty ka një planet tjetër. Ne duhet të provonim se aty nuk ka një planet të ri dhe se kjo do të ishte qesharake, por ja që kjo është e vërteta.

Edhe për bashkëpunëtorin e tij, Konstantin Batygin të dhënat janë të pakontestueshme.

Kemi bërë disa stimulime, rezultatet e të cilave i kemi diskutuar me kolegët. Të gjitha të dhënat na çojnë në këtë drejtim.

Në vitin 2016, Batygin dhe bashkautori Mike BroWn, botuan një studim që shqyrtoi orbitat eliptike të gjashtë objekteve të njohura në Rripin e Kuiperit, një rajon i largët i trupave të akullt që shtrihen nga Neptuni drejt hapësirës ndëryjore, deri më tani të paeksploruara.

Hulumtuesit janë duke planifikuar të përdorin Teleskopin Subaru në Observatorin në Havai për të gjetur Planetin e Nëntë, i cili duket se do të ndryshonte të gjitha njohuritë tona të deritanishme për sistemin planetar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy