
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar sot se se nuk duan të shohin rikthim të konflikteve në rajon.
Deklarata u bë gjatë takimit të ministrave të jashtëm në NATO-s në Bruksel, ku ndër të tjera u diskutua mbi tensionet në Ballkanin Perëndimor.
“Kur kam nisur këtë karrierë, në qendër të shqetësimeve tona ka qenë Ballkani. Në qendër të shqetësimit tonë dhe të shqetësimeve të shteteve në mbarë botën, veçmas në zonën transatlantike, ishte Ballkani, Bosnja dhe më pas Kosova. Një gjë që ne nuk duam të ndodhë në të ardhmen është kthimi i konflikteve në Ballkan. NATO ka luajtur rol kyç që të ndihmojë shtetet e rajonit të bëjnë përparim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në stabilitetin më të gjerë evropian”, ka thënë ai.



