Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i intervistuar nga CNN fajëson për sulmin në Capitol Hill, Nancy Pelosi-n ( të cilët i referohet si e çmendur) dhe kryebashkiakun e Washington-it, të cilët nuk donin të vendosnin Gardën Kombëtare.
"Kam bërë një punë fantastike në Shtëpinë e Bardhë, prandaj më duhet të kthehem", tha Trump përpara se të sulmonte BE-në për luftën në Ukrainë.
Duhet të vendosë më shumë para. Në Evropë ata mendojnë se ne amerikanët jemi budallenj sepse kemi vënë shumë më tepër dhe ata po përfitojnë nga kjo.
Duke folur për sulmin në Capitol Hill, Trump tha se 6 janari ishte një ditë e bukur: Kam folur me një turmë të madhe. Problemi është se e çmendura Nancy Pelosi dhe kryebashkiaku i Uashingtonit nuk donin të vendosnin Gardën Kombëtare. Doja të dërgoja 1000 burra, por ata nuk donin. Kam kërkuar nga të gjithë demonstruesit që protesta të mbahet paqësore. Unë do t'i falja shumë nga rebelët e 6 janarit, ata janë njerëz fantastikë, njerëz të mire.
Kështu deklaroi ish-Presidenti, duke krahasuar kryengritjen në Capitol Hill me protestat e lëvizjes Black Lives Matter.



