
Google bën me dije se ka hequr reklamat nga 60 sajte të financuara nga Rusia.
“Ne kemi bllokuar më shumë se 8 milionë reklama sipas politikës sonë për ngjarje të ndjeshme dhe, përveç kësaj, kemi hequr reklamat nga më shumë se 60 sajte të financuara nga shteti rus në platformat tona”, bën me dije gjiganti i motorit të kërkimit. Masat e Google vijnë pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë.
"Ne vepruam shpejt në këtë rast të ndjeshëm, duke ndaluar reklamat që përfitojnë ose shfrytëzojnë situatën”, shpjegon në një postim zyrtar Scott Spencer oficeri ekzekutiv i Menaxhimit të Produkteve, Privatësisë dhe Sigurisë së Reklamave në Google.
Kjo ndërhyrje pason ato ekzistuese që ndalojnë publikimin e përmbajtjes që nxit dhunën ose mohon ndodhjen e ngjarjeve tragjike dhe që përdoret për të fituar para përmes platformave.
“Ne kemi marrë gjithashtu disa hapa për të pezulluar shumicën e aktiviteteve tona të biznesit në Rusi, duke përfshirë pezullimin e reklamave dhe reklamave nga reklamuesit me bazë në Rusi, si dhe pezullimin e fitimit të parave të mediave të financuara nga shteti rus në platformat tona”, thuhet në deklaratë.



