Ndërkohë që numri i viktimave nga covid 19 tejkaloi shifrën e një milion njerëzve, disa vende europiane vendosën ashpërsimin e masave kufizuese.
Në Britaninë e Madhe dhe Francë baret e restorantet do të punojnë me orar të reduktuar, ndërsa Spanja vendosi në izolim rreth 167 mijë banorë.



