Sot shënohen 13 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në bërë në rrjetet sociale ka kujtuar kwtw ditw duke kërkuar drejtësi për 21 janarin.
Drejtësi për 21 janarin.
Kur kanë kaluar 13 vite, familjet e 4 protestuesve të opozitës së atëhershme, Partisë Socialiste, sot në pushtet ende nuk gjejnë paqe.
Sytë e thirrjet i drejtojnë te SPAK për të vënë në vend drejtësinë e mohuar që urdhëruesit e zbatuesit të marrin dënimin e merituar.



