Ish-kryetari i Komunës Baz, në Burrel, është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij ditën e sotme, pasi ka tentuar të vetëhelmohet, por ndonëse u nis me urgjencë drejt spitalit, ai nuk arriti të shpëtojë.
58-vjeçari Kurti është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Banorë të zonës, të cilët kanë parë 59-vjeçarin në gjendje të rëndë, kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendin e quajtur “Rruga Baz”.
Uniformat blu e kanë gjetur Kurtin në gjendje të rëndë në mjetin e tij, dhe menjëherë është bërë transportimi i tij me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Nga hetimet e para mësohet se ai ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë fostoksinë, pasi në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një kuti cilindrike, ku brenda saj u gjetën dy tableta fostoksinë.
Policia po punon për shkaqet që kanë çuar ish-kryekomunarin të tentojë ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar.



