
Në Japoni, një nga vendet me lindshmërinë më të ulët në botë, një në 5 studentë universitare nuk ka ndërmend të ketë fëmijë, kryesisht për shkak të shqetësimeve financiare dhe uljes së perceptuar të kohës së lirë.
Kjo është ajo që zbulohet nga një sondazh i kryer nga kompania online e punës së përkohshme, Mynavi Corp, mes rreth 2300 studentëve që do të përfundojnë studimet në vitin 2025.
Konkretisht, 19.2% deklaruan se nuk duan fëmijë, një shifër në rritje të dukshme krahasuar në 13.1% vitin e kaluar.
Një sinjal i qartë, shpjegojnë analistët, se si përgjigjet e të rinjve të intervistuar janë kushtëzuar pjesërisht nga rritja e përgjithshme e çmimeve që ka ndodhur gjatë vitit të fundit.
“Ka mundësi që shqetësimet ekonomike të ndikojnë në opinionet e tyre për jetën”, tha një zyrtar i Mynavi.
Anketa tregoi se numri i femrave që nuk janë të interesuara për të pasur fëmijë është më i madh se ai i meshkujve, përkatësisht 23.5% dhe 12.1%.
Në një pyetje me zgjedhje të shumëfishta në lidhje me arsyet, 57.4% e kampionit përmendën “mungesë besimi në rritjen e një fëmije”, e ndjekur nga “frika e humbjes së kohës në dispozicion”, në 51.5%, dhe “shqetësimet ekonomike” në 51%.
Studimi konfirmon tendencën e konsoliduar të çifteve të reja në Japoni për të mos i dhënë përparësi krijimit të familjes, ndërkohë që numri i lindjeve arriti në nivelin më të ulët historik në vitin 2022, për herë të parë nën 800 mijë njësi, dhe tendenca e njerëzve po konsolidohet për t’u martuar më vonë, shpjegon Ministria Japoneze e Shëndetësisë, duke kontribuar në një ulje të mëtejshme të lindshmërisë.



