Duka dhe Takaj, bashkë drejt Zvicrës

Duka dhe Takaj, bashkë drejt Zvicrës

Një udhëtim që ngre disa pikëpyetje mund të konsiderohet ai i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe presidentit i Skënderbeut, Ardjan Takaj, drejt Zvicrës.

Ata kanë udhëtuar pasditen e djeshme me një avion të linjës për në Zvicër, ku pritet të zhvillojnë disa takime me zyrtarë të UEFA-s.

Duka dhe Takaj shoqërohen në këtë udhëtim nga gazetari i “Top Channel”, Endi Tufa, dhe një kameraman i këtij televizioni.

Mendohet se arsyeja e vizitës në zyrat e institucionit që drejton futbollin europian ka të bëjë me një dënim të pritshëm të FIFA-s ndaj një klubi shqiptar, që do të bëhet publik së shpejti.

Megjithatë, ajo që nuk kuptohet në këtë rast është pse në këtë takim duhet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Skënderbeut.

Duka do të zhvillojë disa takime në ditët në vazhdim me institucionet ndërkombëtare, ndërsa më pas do të presë në Lozanë trajnerin Panuçi për shortin e Ligës së Kombeve, që do të hidhet javën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy