‘Zonat e mbrojtura’/ Topi: Ligji i mirë, por nuk zbatohet. Shqipëria ka shansin të zhvillohet ekonomikisht nga turizmi i natyrës (VIDEO)

‘Zonat e mbrojtura’/ Topi: Ligji i mirë, por nuk zbatohet. Shqipëria ka shansin të zhvillohet ekonomikisht nga turizmi i natyrës (VIDEO)

Në një letër të firmosur nga 56 organizata të shoqërisë civile drejtuar Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit kërkohet tërheqja e projektligjit nga axhenda e Kuvendit dhe rihapja e një procesi të ri konsultimi me publikun e komunitetin e ekspertëve të mjedisit për zonat e mbrojtura.

Lidhur me këtë, Mirjon Topi inxhinier mjedisi në ‘MCN Live’ u shpreh se ndryshimet e propozuara bien ndesh me ligjin për zonat e mbrojtura. Ai tha se ligji për këto zona duhet të jetë konservator dhe ky aktuali është një ligj shumë i mirë por nuk është zbatuar siç duhet. Sipas tij qëllimi i tyre është tërheqja e këtij projektligji dhe të vihet në zbatim ligji aktual.

Argumenti i dhënë nga deputetët në komisionin e veprimtarisë prodhuese si argument kryesor u dha kërkesa e një sërë kryetarësh bashkisë për të lejuar aktivitete ekonomike në zonat e mbrojtura të cilat ligji aktual nuk i lejon. Ky ishte motivi dhe augmenti kryesor pas veprimeve për ndryshimin e ligjit të zonave të mbrojtura.

Ndryshimet e propozuara bien ndesh me qëllimin kryesor të ligjit për zonat e mbrojtura i cili ka si synim mbrojtjen e këtyre zonave pikërisht nga këto investime që në thelb tjetërsojnë ekosistemet natyrore. Ligji i zonave të mbrojtura ekziston për të mbrojtur ekosistemet pikërisht nga këto investime dhe nëse ato miratohen do i hapin rrugë investimeve të hidrokarbureve dhe shumë të tjerave investime që rrezikojnë ekosistemet e këtyre zonave. Për aspektet e zhvillimit ekonomik ka ligje të tjera që e rregullojnë atë, ndërsa ligji për zonat e mbrojtura është për të mbrojtur ekosistemet.

Më tej ai shtoi se duhet përmendur dhe çështja e konventave sepse një pjesë e mirë e këtyre zonave të mbrojtura janë pjesë e rrjetave të tjera ekologjike.

Ne si vend që synojnë integrimin e BE dhe nuk mund të cenojmë zonat e ardhshme ‘natyra 2000’ sepse është shkelje. Një tjetër gjë është që ligji aktual është shumë konservator, në fakt kështu duhet të jetë për zonat e mbrojtura dhe përpjekja e deputetëve ku justifikohet për një përpjekje për të adresuar disa probleme të ngritura nga bashkitë por që na rezulton të mos jetë justifikim i fortë për të ndryshuar ligjin sepse mendojmë se ai është ligj i mirë por nuk është zbatuar si duhet dhe sa duhet.

Nëse ai do zbatohej më mirë atëherë shumë nga këto probleme nuk do të ekzistonin. Prandaj nisma për ndryshime ligjore duhet të bazohen në një analizë të thellë të ligjit aktual. Prandaj qëndrimi ynë dhe njëherë është që ky projketligj të tërhiqet për momentin të mos kaloj për votim dhe të nisë një analizë e plotë e zbatueshmërisë së ligjit aktual. Moszbatueshmëria përfshin shkelje, keqinterpretime të ligjit përshembull një nga nenet e projektligjit të ri propozon heqjen e nënzonimt brenda një zone të mbrojtur.

I pyetur nëse ne e miratojmë këtë ligj çfarë i ndodh shqiptarëve, Topi tha se nëpërmjet këtyre veprimeve po shkatërrojmë vetë interesat tona ekonomike sepse Shqipëria ka shancin më të mirë për tu zhvilluar ekonomikisht përmes turizmit të natyrës.

Ne në fakt nëpërmjet këtyre veprimeve po shkatërrojmë vetë interesat tona ekonomike. Natyrisht ne priremi dhe kemi për detyrë të ruajmë ekosistemet natyrore por në këtë rast këto veprime kanë implikime të forta ekonomike dhe ne po humbim një të ardhme të shndritshme për vendin tonë nëse veprojmë në këtë mënyrë. E kam thënë dhe herë të tjera Shqipëria ka një shans që se ka pasur asnjëherë në historinë e saj për tu zhvilluar shpejt ekonomikisht dhe ky shans buron nga turizmi i natyrës.

Së fundmi Shqipëria po vizitohet nga miliona turistë, fakt është që pjesa më e madhe e tyre vizitojnë këto zona të mbrojtura dhe turizmi natyrës ka një veçori që kanë gjurmë të ulët ekologjike. Ky është të shkatërrosh potencialin e zhvillimit të vendit tënd. Nëse i hapet rrugë këtij projektligji të ri për investimet ne do humbasim rrjetin e zonave të mbrojtura do të kemi shumë pak natyrë. Kjo është një betejë e të gjithë qytetarë që duan të mbrojnë mjedisin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy