“Netflix” ka rrëmbyer vëmendjen e miliona njerëzve. Sipas vlerësimeve të fundit, rrjeti i filmave ndiqet për pak më shumë se 1 miliard orë në javë. “Youtube”, rrjeti më i përdorur i videove ndiqet për rreth 1 miliard orë në ditë.
Për “Netflix”, numri i përdoruesve është rritur vrullshën dy vitet e fundit. Në vitin 2015, janë parë gjithsej 42.5 miliardë orë video në këtë rrjet.
Rritja e shpejtë e ndjekësve të filmave në këtë rrjet përkon me futjen në shërbim të filmave komedi të aktorit Adam Sandler.
Në pothuajse një vit e gjysmë, kohë kur janë lançuar këta filma, “Netflix” ka shënuar një rritje prej 500 milionë orë video të ndjekura.
Kjo ka bërë që kompania të nënshkruajë një kontratë me aktorin për katër filma të tjerë.



