Hapet grup-kapitulli “Agjenda e Gjelbër”/ Kos: Vazhdoni me këtë ritëm! Rama: Tani kemi një ministri më vete për mjedisin

Hapet grup-kapitulli “Agjenda e Gjelbër”/ Kos: Vazhdoni me këtë ritëm! Rama: Tani kemi një ministri më vete për mjedisin

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se Shqipëria vlerësoi ritmin me të cilin Shqipëria po hap grup-kapitujt me BE-në, ndërkohë që sot u hap grup-kapitulli “Agjenda e Gjelbër”. 

 

Është hera e katërt që ne çelim një grup-kapitull negociatatash gjatë mandatit tim. Kjo na çon në 5 grup-kapituj të hapur. Ka mbetur edhe një grup kapitull, dhe s’kam aspak dyshim që do ta bëjmë së shpejti. E di që Presidenca daneze dhe shtetet anëtare janë të përkushtuara që të shënohet progres kur përmbushen kriteret. E dimë që reformat që u kërkojmë kandidatëve tanë s’janë të lehta. Shqipëria po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur. Vazhdoni me këtë ritëm, duke u siguruar të përfshini Parlamentin, shoqërinë civile dhe sektorin privat”.

Ajo konsideroi si fusha kritike “reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit dhe lirinë e medias.

 

Kryeministri Rama vuri në dukje se “sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund”. 

 

Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse përmenda se tanimë kemi ministri më vete vetëm për mjedisin, me një ekip që është rritur gjatë detyrës, me ministër të ri që është negociatori nga pala jonë dhe tashmë i duhet të gjejë negociator që ta shoqërojë dhe sigurisht kjo nuk do të ishte diçka që disa vjet më patrë do ta kisha marrë në konsideratë. Por sot është e qartë, është proces të mësuar për të gjithë ne dhe duhet të jemi të përulur, të përkushtuar ndaj punës dhe ta duam Evropën me gjithë pasionin tonë”.

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy