Nesër takimi Lavrov-Kuleba/ Erdogan shpreson të ndërmjetësojë një armëpushim

Nesër takimi Lavrov-Kuleba/ Erdogan shpreson të ndërmjetësojë një armëpushim

Për herë të parë që nga fillimi i sulmeve ruse ndaj Ukrainës, ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë rënë dakord të takohen për bisedime, të cilat do të zhvillohen nesër në Turqi.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se shpreson se takimi në resortin jugor të Antalias do të "hapë derën për një armëpushim të përhershëm".

Nuk është e qartë se çfarë shansi ka ai për përparim, pasi presidenti rus ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.

Turqia është anëtare e NATO-s, por presidenti i saj është përpjekur të krijojë një qëndrim të ndryshëm nga vendet perëndimore për sulmet ruse.

Ndërsa ai tha se Turqia nuk e pranonte atë që po ndodhte me ukrainasit, sanksionet ishin "pothuajse shndërruar në një gjueti shtrigash kundër popullit rus, letërsisë, studentëve dhe artistëve".

Ai veçoi Filarmoninë e Mynihut për shkarkimin e dirigjentit të njohur dhe mbështetësit të Putinit, Valery Gergiev, duke e quajtur atë "qesharake".

Kujtojmë se Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov do të takohen për negociata “ballë për ballë” të enjten mw 10 mars.

Sipas mediave të huaja, bisedimet do të zhvillohen në qytetin turk Antalia, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy