Shkarkohet ministri që u arrestua për korrupsion

Shkarkohet ministri që u arrestua për korrupsion

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka shkarkuar ministrin e Bujqësisë Eduard Grama, pasi ai dyshohet për korrupsion.

“Pres iniciativa të tilla edhe në të ardhmen. Brenda qeverisë ka ende shumë zyrtarë të korruptuar”, ka thënë Dodon.

Kryeministri moldav, Pavel Filip ka kërkuar nga presidenti që ta aprovojë shkarkimin e Grama, i cili është i arrestuar nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në një skemë për shpronësim të paligjshëm të vreshtave dhe ndërtesave shtetërore. Ai ka mohuar akuzat.

Prokurorët anti-korrupsion thonë se dhjetra persona janë të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në këtë skemë. Për këtë rast, vitin e kaluar janë arrestuar 12 persona.

Moldavia është njëra prej prodhueseve më të mëdha të verës. Rreth 70 për qind e verës, vitin e kaluar është eksportuar në Bashkimin Evropian. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy