
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës ka sjellë reagimin e organizatave të Shoqërisë civile si dhe ambientalistëve. Në studion e lajmeve të MCN TV, Aleksandër Trajçe, ekspert i mjedisit, tha se zona e zgjedhur për ndërtimin e aeroportit është zonë e mbrojtur dhe kjo përbën bazë për kundërshtimin e tij në rrugë ligjore.
Nuk mund të ketë ndërtime aeroportesh, fabrikash, në territore të zonave të mbrojtura. 80% e territorit është zonë e lirë dhe mund të përdoret për ndërtim aeroportesh.
Lidhur me kundërshtimin në gjykatë, Trajçe solli si referencë rastin e HEC-eve të Valbonës.
Kemi edhe rastin e HEC të Valbonës. Vendimi i gjykatës e nxori të jashtëligjshëm vendimin e tij. Dmth u harxhuan miliona dhe nuk përdorët. Pra hapi i radhës është ndjekja e rrugës ligjore.
Me këtë projekt, sipas Trajçes, Shqipëria shkel marrëveshjet që ka firmosur me iniciativën e vet.
Shqipëria është zotuar përballë komunitetit ndërkombëtar. Konventa e Bernës është nënshkruar me iniciativën e vetë Shqipërisë.



