
Vijojnë tragjeditë e emigrantëve në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Europës. Një gomone me të paktën 50 persona në bord është mbytur pasi ishte nisur nga brigjet e Libisë.
Sipas raportimeve, janë vetëm katër të mbijetuar, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen. Megjithatë, Roja Bregdetare Libiane dyshon se numri i viktimave mund të jetë më i madh, bën të ditur “Reuters”.
Të paktën 300 persona u shpëtuan nga Roja Bregdetare e Libisë, pasi 3 gomone të nisura prej atje pësuan avari. Njëra prej tyre ishte fundosur pothuajse plotësisht dhe vetëm 16 prej personave që udhëtonin me të arritën të shpëtojnë.



