Kërcënimet ndaj pronarit të MCN/ Rakipi: Duhet hetim i menjëhershëm

Kërcënimet ndaj pronarit të MCN/ Rakipi: Duhet hetim i menjëhershëm

Drejtuesi i emisionit ‘Të Paekspozuarit’, Ylli Rakipi, në fillim të programit të mbrëmjes së sotme, komentoi situatën e paprecedent që ka ndodhur në MCN TV, pas pretendimeve të pronarit të televizionit, Endri Meksi, se është kërcënuar dy herë brenda ambienteve të televizionit.

 

Rakipi bëri thirrje që autoritetet të hetojnë me urgjencë këto pretendime, të cilat i cilësoi “serioze dhe tronditëse”, dhe të zbardhin ngjarjen që ka shqetësuar jo vetëm pronarin, por edhe gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias.

 

Siç jeni njoftuar nga intervista e pronarit të MCN TV-së, Endri Meksi pretendon se është kërcënuar dy herë brenda ambienteve të televizionit dhe ka paraqitur denoncim në Policinë e Shtetit. 

 

Mbrëmjen e sotme nuk do të bëjmë një emision për të qarë mbi këtë situatë, por do të kërkojmë nga Policia dhe Prokuroria që ta hetojnë me prioritet këtë ngjarje, për shkak të seriozitetit të pretendimeve.

 

Ai shtoi se situata ka krijuar një atmosferë frike në ambientet e MCN TV-së: disa punonjës shprehin shqetësim për sigurinë e Meksit, ndërsa të tjerë mendojnë se incidentet mund të jenë të inskenuara. 

 

Rakipi theksoi se kjo gjendje ka vështirësuar punën e të gjithë stafit dhe kërkoi nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen sa më shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy